Beyonce është paguar 24 milionë dollarë, pasi ka performuar në hapjen e një hoteli privat në Dubai. Këngëtraj amerikane ka kënduar në një koncert i cili ka zgjatur 40 minuta, për hapjen e ‘Atlantis The Royal’, i cilësuar si resorti më luksoz në botë. Beyonce ka performuar para një turme që përfshinte rreth 1500 persona.