Top News – 600 fluturime të anuluara në ditë / Ryanair paralajmëron, do preken 100 mijë pasagjerë
03/10/2025 11:38

Ryanair mund të anulojë deri në 600 fluturime në ditë, javën e ardhshme, për shkak të grevave të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë, ka pretenduar linja ajrore. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Michael O’Leary, ka përsëritur kërkesat drejtuar BE-së për të mbrojtur kompanitë dhe për të minimizuar problemet e shkaktuara nga grevat. Grevat nënkuptojnë se fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar në Francë dhe destinacione pushimesh si Spanja, Italia dhe Greqia do të preken, pasi këto rrugë kalojnë mbi Francë. Sindikata më e madhe franceze e kontrollit të trafikut ajror, ka njoftuar një grevë që do të mbahet nga 7 deri më 10 tetor, duke reduktuar kapacitetin në të gjithë hapësirën ajrore të Evropës Perëndimore. Kompanitë ajrore nuk do ta dinë saktësisht se sa fluturime duhet të anulojnë derisa veprimi të konfirmohet dhe greva të ketë nisur, por O’Leary tha se pret që Ryanair të anulojë deri në 600 fluturime çdo ditë, duke prekur deri në 100,000 pasagjerë. Kompanitë e tjera ajrore ende nuk kanë dhënë parashikime. Rreth 30 fluturime të Ryanair u anuluan vetëm të enjten, duke përfshirë disa fluturime mbi Francë, për shkak të një greve nga sindikata më të vogla. Ndërkohë që anulime e vonesa pati edhe dy javë më parë gjatë një tjetër greve. Në një deklaratë të postuar në internet të mërkurën në mbrëmje, O’Leary tha: “Nuk mund të kemi një situatë në BE ku kemi një treg të vetëm, por e mbyllim atë treg sa herë që francezët bëjnë grevë. Ata kanë të drejtë të bëjnë grevë, por nëse fluturimet do të anulohen, ato duhet të jenë fluturime që mbërrijnë dhe dalin nga Franca. Nuk duhet të preken trajektoret e tjera”, tha ai.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58