Një 28 vjecar u arrestua nga policia e Shkodrës pasi ndihmonte emigrantët që vinin nga vendet e treta, të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Operacioni policor i koduar itinerari coi në pranga 28 vjecarin Stiven Muça, i cili u kap në flagrancë nga policia duke transportuar 5 shtetas nga vendet e tretra. Sipas policisë së Shkodrës dhe nga hetimet e kryera deri në këtë fazë nga prokuroria, ka rezultuar se 28 vjecari i merrte cdo emigranti nga 600 euro, duke i mundësuar atyre kalimin e kufirit. Konkretisht, Stiven Muca transportonte emigrantët nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës.