Sezoni turistik ka shtuar numrin e kontrolleve në të gjithë vendin, për garantimin e sigurisë publike si dhe për luftimin e krimit të organizuar dhe jo vetëm. Nga kontrollet e ushtruara nga ajri dhe toka, në kuadër të megaoperacioneve “Territor i pastër”, “Sundimi i ligjit”, “Tempulli”, “Siguria detare” dhe “Plazh i lirë”, janë organizuar 115 operacione policore, 13 operacione policore ndërkombëtare, në bashkëpunim me Europolin, partnerët italianë, spanjollë dhe gjermanë.