Top News – 60 plumba kundër të riut / SHBA, një tjetër video shokuese, policia vret afroamerikanin
04/07/2022 14:53

Shtetet e bashkuara të amerikës janë tronditur nga një tjetër video shokuese që tregon vrasjen e një afroamerikani 25 vjecar, nga ana e policisë. I riu u qëllua me 60 plumba pas një ndjekjeje pavarësisht se ishte i pa armatosur kur doli nga makina e tij. Përhapja e videso rrezikon të ndezë protesta të reja në amerikë kundër brutalitetit të policisë ndaj minorancave. Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor, në Akron të Ohajos. Zyrtarët dhe policia lokale kanë bërë ndërkohë apel për qetësi në pritje të manifestimeve të lajmëruara të protestës. Sipas versionit të policisë, agjentët kishin tentuar të ndalonin makinën e të riut për një shkelje e cila ende nuk është bërë e qartë, dhe pas një minute ndjekjeje, një e shtënë duket se është nisur nga makina e tij. Në këtë pikë, rasti është bërë cështje e sigurisë publike. Pas disa minutash, makina është ngadalësuar dhe Ëalker ka dalë prej saj duke u munduar të largohet me vrap. Në këtë moment, dëgjohet një seri të shtënash. Në makinën e Ëalker ishte gjetur një pistoletë dhe një karikator i mbushur plot ndërsa një gëzhojë që përputhet me armën u gjet në vendin ku policët thanë se kishin dëgjuar të shtënën e parë, gjatë ndjekjes. Të gjithë agjentët e përfshirë janë pezulluar në pritje të përfundimit të hetimeve.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07