60 kursantë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi gjatë mbrëmjes në Akademinë e Sigurisë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në infektivin e QSUT. Pasi kanë konsumuar darkën, 31 prej tyre janë paraqitur në spital me simptoma si temperaturë dhe diarre mbrëmjen e së mërkurës dhe sapo kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në ambientet e sigurisë, në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe mëngjesin e së enjtes, janë paraqitur në spital 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor.