Analistët politikë po I konsiderojnë të pashmangshme zgjedhjet e reja në Kosovë, një ditë pasi gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dolën kundër marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Vota dhe mbështetja nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, ose Aleancës për propozimin e Sejdiut për postin e kreut te shtetit shihet e pamundur. Sipas analistëve politikë, bazuar tek qëndrimet aktuale politike, Kosova nuk do tiu shmanget zgjedhjeve të reja, e katërta në më pak se dy vjet dhe të dytat për shkak të moskonsensusit për çështjen e presidentit. Sa I përket kundërshtimit të propozimit të Sejdiut nga gjashtë deputetët e LDK-së, analistët shprehen se problem kryesor qëndron tek mungesa e konsensusit brenda vetë partisë, duke e lidhur situatën edhe me përçarjet e brendshme dhe postin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.