Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, caktoi përmes një rezolute të veçantë 5 Shtatorin, si Diten Ndërkombëtare të Bamirësisë, në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës. Data e 5 shtatorit u zgjodh për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës së Kalkutës, e cila mori cmimin Nobel për paqe në vitin 1979 6 vite më parë, në 2016 Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shën Tereza. Në Shqipëri, 5 shtatori është festë kombëtare.