Infeksionet nga virusi i Nilit Perëndimor vijojnë të rriten në Greqi. Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) ka njoftuar për 23 raste të reja gjatë javës së fundit. Sipas të dhënave, nga fillimi i periudhës së mbikëqyrjes deri më 5 gusht janë diagnostikuar gjithsej 65 raste, ku 54 pacientë kanë shfaqur komplikacione neurologjike, ndërsa 11 raste kanë pasur simptoma të lehta.