Gjashtë personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të Megaoperacionit policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”, janë liruar nga qelia. Bëhet me dije se Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë "Arrest në Burg" të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur "Detyrim Paraqitje" për njërin prej tyre dhe "Arrest në shtëpi" për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".