Firmat e Berishës dhe Metës në marrëveshjen politike, japin një pasqyrë të qartë të ndarjes së pushteteve brenda koalicionit dhe mënyrën e bashkëpunimit politik. Kryefjala e gjashtë pikave të dakordësuara mes Metës dhe Berishës janë referendumi dhe primaret. Sikurse sinjalizoi më herët kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kandidatët e forcës së tij politike do i nënshtrohen primareve të organizuara nga Partia Demokratike. Kështu Meta dhe Berisha shkojnë drejt zgjedhjeve vendore të 14 majit me kandidatë të përbashkët.