Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja. Kryetari i partisë, Ardian Gjini, tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti 6 kushte që duhet t’i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës. ‘Nuk kanë nevojë me na thirrë, për shkak se nuk kanë pse me na thirrë, sepse nuk duam të jemi pjesë e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje… Kom me i thanë: prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSH-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryje infrastrukturën e nisur, mos fol për hekurudha e mos me e buxhetu asnjë cent.’ Nëse plotësohen këto kushte, Gjini deklaroi se AAK do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, e cila kërkon 80 deputetë për kuorum.