Protesta e 6 dhjetorit ka thelluar më tej përçarjen brenda Partisë Demokratike. Deputetë përkrahës të ish-kryeministrit Berisha janë shprehur të vendosur jo vetëm në mbajtjen e protestës, por edhe në zhvillimin e saj në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë. Ky qëndrim vjen pavarësisht vendimit të Policisë së Shtetit dhe Bashkisë së Tiranës, për të mos lejuar mbajtjen e saj para kryeministrisë.