Dy kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të avionëve i kërkojnë SHBA që të shtyjë shpërndarjen e rrjetit 5G pwr shkak tw të gjitha shqetësimeve që lidhen me sigurinë e fluturimeve dhe mundësisë që kjo teknologji të ndërhyjë te pajisjet e avionëve. Në një letër, drejtuesit e lartë në Boeing dhe Airbus paralajmëruan se teknologjia mund të ketë "një ndikim të madh negativ në industrinë e aviacionit". Më parë janë ngritur shqetësime se spektri C-Band 5G ëireless mund të ndërhyjë në elektronikën e avionëve.