Policia Rrugore ka shtuar kontrollet gjatë ditëve të fundit, duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit dhe ka prirje për shtimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor. Vetëm në 7 ditët e fundit janë pezulluar në total 581 leje drejtimi, nga të cilat: 472 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 42 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 66 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.