Një shtetase ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi u kap duke shpërndarë doza kokaine në qytetin e Mamurrasit dhe zonat përreth. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që ajo përdorte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan si prova materiale 34 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një shumë parash në euro dhe lekë, 2 aparate celularë si dhe një automjet. 57 vjeçarja banuese në Mamurras rezulton me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën veprimtari kriminale.