Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se përgjatë vitit të kaluar, tregu i sigurimeve pësoi disa ndryshime, duke u bërë më konkurrues dhe duke paguar dëmshpërblime në nivelet më të larta historike. Kreu i AMF-së, Ervin Mete raportoi para komisionit të ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe ngriti disa shqetësime, sipas tij.