Administrata e Presidentit Biden nuk do të ripërtërijë statusin ligjor për mijëra emigrantë që kanë mbërritur përmes sposnorizimet nga shtetasit amerikanë. Lajmin e njoftoi të premten departamenti i Sigurisë Kombëtare. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për emigrantët nga Kuba, Haiti, Nikaragua, dhe Venezuela që kanë hryë në SHBA përmes rrugëve ajrore dhe që kanë përfituar një qëndrim 2 vjeçar në bazë të këtij programi që do të skadojë javën e ardshme.