Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e 13 shtatorit në fshatin Suk të Roskovecit, ku Bledar Bakaj 52-vjeç theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, aty ku plagosi me draper në këmbë ish-vjehrrin e tij, Enver Gremaj. Sipas policisë, Bledar Bakaj kishte shkuar në banesën e ish-vjehrrit, pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij. Dy ditë pas ngjarjes, ish-bashkëshortja, Merita Gremaj ka rrëfyer dhunën e përjetuar nga 52-vjeçari dhe pasojat psikologjike që, sipas saj, ka lënë ngjarja.