Një çift shqiptarë është dënuar pasi në shtëpinë e tyre u gjetën kanabis dhe para si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Kristian Lleshi, 35 vjeç, dhe Xhulijana Trimi, 29 vjeç, u arrestuan në shtëpinë në Cornbrook Road, në Birmingam në shtator të vitit të kaluar.