Të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në Gaza, që raportohet të jetë shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit. Të dhënat i bëri të ditura ministria e Shëndetësisë së Rripin e Gazës, ndërsa tashmë është konfirmuar që sulmi në spitalin al-Ahli është më vdekjeprurësi në pesë luftëra që nga viti 2008. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarr i madh në dhomat e Spitalit al-Ahli, xhama të thyer dhe copa të trupave të njerëzve nëpër zonë.