Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se ishte "thellësisht i shqetësuar" nga një shpërthim i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, i cili është përhapur në Ugandë, dhe besohet se ka vrarë 131 persona. OBSH të dielën e shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, niveli i dytë më i lartë i alarmit sipas rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit. "Nuk e mora lehtë këtë vendim, jam thellësisht i shqetësuar për shkallën dhe shpejtësinë e epidemisë", i tha shefi i OBSH-së Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Ai shtoi se do të mblidhte komitetin e emergjencës së agjencisë më vonë të martën "për tu këshilluar mbi rekomandimet e përkohshme".