Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob tha se stuhia që goditi vendin një ditë më pare, fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e Sllovenisë preku dy të tretat e vendit dhe se dëmi mund të kalojë 500 milionë euro. Përpjekjet për ta kthyer jetën në normalitet do të jenë të mëdha, theksoi Golob pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Më së shumti janë dëmtuar infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe ndërtesat e banimit, shkruan agjencia sllovene.