Top News – 500 milionë doza vaksine / Biden i premton për vendet në zhvillim
23/09/2021 12:06

Presidenti Joe Biden njoftoi blerjen e 500 milionë dozave të tjera të vaksinave kundër COVID-19 për vendet në zhvillim gjatë vitit të ardhshëm. Më parë Shtetet e Bashkuara ofruan më shumë se 500 milionë doza vaksinash të prodhuara nga firmat Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për vendet në zhvillim deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. Me njoftimin e së mërkurës, Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë botës 1 miliard doza vaksinash gjithsej. “Për çdo dozë vaksine që ka marrë çdo amerikan deri më sot, ne po dhurojmë tre doza në nivel global”, shkroi në rrjetin Tëitter Sekretari i Shtetit Antony Blinken përpara njoftimit. Presidenti Biden njoftoi dhurimin e dozave shtesë, gjithashtu nga kompania Pfizer, gjatë një takimi virtual për pandeminë ndërsa po merr pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Presidenti amerikan mbështeti objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë së botës brenda vitit të ardhshëm, duke shfrytëzuar njoftimin për të inkurajuar vendet e tjera më të pasura të shtojnë përpjekjet për të kontrolluar infektimet. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në qershor se arritja e këtij qëllimi do të kërkonte 11 miliardë doza vaksinash. Gjatë një fjalimi në OKB të martën, Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë më shumë se 160 milion doza vaksinash në më shumë se 100 vende të botës, më shumë doza sesa të gjitha shtetet e tjera të marra së bashku.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07