Top News/ 500 metra pikiatë në 8 sekonda / Panik në bord, pasagjerët tregojnë tmerrin e turbulencave
03/07/2024 15:24

Kompania ajrore Air Europa tha se kishte dërguar një avion tjetër për të transportuar në destinacion, pasagjerët e një fluturimi transatlantik që bëri ulje emergjence në Brazil një ditë më parë pasi u përball me turbulenca të rënda që plagosën më shumë se 30 njerëz. Incidenti ndodhi mëngjesin e të hënës, në Fluturimin UX045, që ishte nisur nga Madridi i Spanjës, për në Montevideo të Uruguajit, kur u përball me turbulenca mbi Oqeanin Atlantik. Avioni ishte një Boeing 787-9 Dreamliner. Një pjesë e të lënduarve u trajtuan në spitalet lokale dhe më pas vazhduan udhëtimin për në montevideo. Një burrë, raportohet se kishte thyer kockën e hundës ndërsa një grua kishte krisje brinjësh. 23 persona u shtruan në spitalin Ualfredo Gurgel, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Kompania ajrore njoftoi se avioni do ti nënshtrohej një inspektimi për të përcaktuar shkallën e dëmeve. Ndërkohë vetë pasagjerët, rrëfyen momentet e tmerrit për mediat lokale. Pamë njerëz të fluturonin në ajër, disa u përplasën me tavanin e kabinës – tha një pasagjer i cili po ashtu tregoi se në fund kishte parë sediljet të lyera me gjak. Një tjetër pasagjere tha për El Pais: Mendova se ishte dita e fundit e jetës sime.... Piloti i tha një pasagjeri se avioni kishte rënë në pikiatë për 500 metra brenda vetëm 8 sekondave cka edhe tregon për turbulenca të tmerrshme. “Kishte njerëz që përfunduan të varur nga tavani, shumë u lënduan. Pashë njerëz që fluturonin në kabinë dhe përplaseshin në tokë”, tregoi ajo. Sipas Administratës Federale të Aviacionit në SHBA turbulencat mund të ndodhin papritur për shkak të kushteve të ndryshme atmosferike. Ndërsa lëndimet nga turbulencat janë relativisht të rralla, adminiatrata raportoi 17 lëndime serioze në 2022 dhe gjashtë në 2021. Në maj të këtij viti ndërkohë, një britanik i moshuar vdiq nga një atak në zemër pasi avioni

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54