Një 50-vjeçar në Vorë u vra me armë zjarri pak pas mesnate në Vorë. Edmond Sula alias Ali Sula u qëllua për vdekje në derën e shtëpisë së tij në fshatin Bërxullë. Persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe më pas e ekzekutuan. Viktima rreth orës 00 e 10 minuta parkoi makinën më rrugë e më pas po ecte më këmbë para se të vritej.Autorët u larguan më pas me shpejtësi duke humbur gjurmët, ndërsa një grup hetimor shkoi në vendngjarje ku mblodhi dëshmitë dhe provat e para. Po ashtu u ngritën pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e vrasësve, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.