Siç edhe paralajmëroi në konferencën e së premtes me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka depozituar këtë të hënë në Kuvend amendamentin që kërkon ndryshime në buxhetin e shtetit, për t’i dhënë 50 milionë euro ndihmë ushtarake Kosovës. Kjo kërkesë vjen për shkak të mobilizimit ushtarak të Serbisë dhe parandalimit të ndonjë agresioni të mundshëm.