Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, teksa mori fjalën e saj në foltoren e kuvendit, foli rreth objetivave që qeveria ka në lidhje me bujqësinë, gjatë 4 viteve të ardhshme. Krifca u shpreh se qeveria ka vendosur që 50 milionë euro të shkojnë për fermerët në formë mbështetje. Ministrja po ashtu shtoi se edhe taksa e naftës do të hiqet dhe kjo skemë do të vijojë vit pas viti.