Parlamenti Evropian votoi për të miratuar një propozim për financimin e "rimëkëmbjes, rindërtimit dhe modernizimit" të Ukrainës, një project që nis nga viti 2024 dhe kap një vlerë prej 50 miliardë eurosh. Votimi për krijimin e Lehtësimit të Ukrainës, siç njihet paketa e financimit, u mbështet nga 512 eurodeputetë, 45 kundërshtuan dhe 63 abstenuan.