Sill një mik të vaksinohet dhe do të marrësh 50 franga zvicerane shpërblim. Ky është hapi më i fundit i qeverisë së Bernës, në përpjekje për të bindur sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur, të imunizohen ndërsa diskutohet edhe mundësia e organizimit të një jave kombëtare vaksinimi.