Ministria e Shëndetësisë këtë të mërkurë ka shkarkuar nga detyra mjekën e fshatit Gradisht në Lushnje, Elona Naço, e cila kundrejt një pagese, lëshoi një certifikatë vaksinimi për një qyettare, pa e kryer vaksinën kundër covid-19. Pëmes një njoftimi zyrtar Ministria e Shëndetësisë përveçse dënon rastin, ka urdhëruar gjithashtu edhe heqjen e licences për mjeken Naco. Skandali u transmetuar mbrëmjen e së martës në emisionin investigatuv Fiks Fare.