Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë kalimi drejt Bashkimit Europian të personave që i'u ndalohej kalimi në territorin e vendeve europiane nëpërmjet Aeroportit të Rinasit. Për këtë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të vendosura nga Gjykata e Tiranës ndaj 8 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre".