“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar të jetë frytdhënës”, ky është konkluzioni i nënvizuar në raportin për zgjerim të Bashkimit Europian. Deputetët e Parlamentit Europian miratuan raportin, duke argumentuar se zgjerimi I BE është përgjigje strategjike ndaj realiteteve gjeopolitike që po ndryshojnë dhe një investim në sigurinë e bllokut evropian.