Top News – 5 vatra zjarri aktive në vend/ Dibra në situatën më të rënduar, ndërhyrje me helikopter
31/08/2026 20:25

Deri në orën 14:00 të kësaj të hëne në vend janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë të jenë aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht. Situata paraqitet më problematike në qarkun Dibër, ku vijojnë aktive vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë, si dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë. Në Lundre, për shkak të erës dhe sipërfaqes së konsiderueshme pyjore, janë angazhuar 20 forca ushtarake dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal po operojnë 20 forca zjarrfikëse dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në Ballenjë zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore brenda një zone të mbrojtur. Edhe në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, vijon operacioni për shuarjen e flakëve. Edhe në këtë zonë, nuk ka rrezik për banesat. Në Korçë, vatra në Qafën e Lugut është vënë nën kontroll. Ndërkohë, në Elbasan zjarri në malin e Dardhës është shuar plotësisht, ndërsa në malin e Qukësit vijon mbikëqyrja. Në total, në mbështetje të operacioneve kundër zjarreve janë angazhuar 70 forca ushtarake dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19
Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59