Sulmet kibernetike të iranianëve në Shqipëri kanë pasur në shënjestrën e tyre edhe disa sisteme të Policisë. Hakerat sulmuan sistemin TIMS pak kohë më parë, ndërsa këtë të hënë u tha se një gjë e tillë ndodhi edhe me sistemin tjetër me emrin MEMEX, ndonëse kjo u mohua nga krerët e lartë të Ministrisë së Brendshme.