Në fund të muajit dhjetor, deputetët e shumicës parlamentare miratuan në seancë plenare, projektbuxhetin e vitit 2022, sipas të cilit bazuar në shifra, parashikohet një trend pozitiv i rritjes ekonomike në harkun kohor të dy viteve të ardhshme. Madje, duke folur me gjuhën e shifrave pritshmëritë janë për të kapur 4 për qind rritje ekonomike në vit.