Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha të mërkurën se ka 5,000 raketa ruse tokë-ajër, të lëvizshme, për t'iu kundërvënë forcave amerikane të vendosura në Karaibe. Uashingtoni ka vendosur avionë dhe anije luftarake në Karaibe si pjesë e asaj që i quan përpjekje kundër narkotikëve dhe ka shkatërruar të paktën tetë anije që tha se po kontrabandonin drogë nga Venezuela drejt Shteteve të Bashkuara.