Gjykata e Sarandës ka vendosur nën sekuestro një hotel të njohur në zonën e Ksamilit, që pas verifikimit të autoriteteve rezultoi me pesë kate ndërtim pa leje dhe një objekt të veçuar në krah prej 52 metrash po pa leje. Masa e sekuestros u vendos me kërkesë të prokurorisë në kuadër të hetimeve mbi një procedimin penal të nisur në vitin 2025 për veprat penale të ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.