Vdekja e mistershme e Lear Kurtit vijon të shqetësojë opinionin publik shqiptar, kur kanë kaluar 6 ditë dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit në duart e Policisë. Per dilemat në lidhje me këtë vdekje, profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se të dyshuar tashmë janë të gjithë, duke filluar nga mjekët ligjor, Agjencia për Mbikqyrje Policore, policët e patrullës që bënë shoqerimin, personi që dha urdhrin që i riu të mos dërgohej në spital por në rajon, si edhe Prokuroria që ka pasur deklarata kontradiktore.