Për të 48-ën ditë me radhë qytetarët dolën në shesh. Pas muajit qershor, që u karakterizua vetëm nga protesta, edhe korriku duket se do të ketë të njëjtën panoramë, dhe pse në shifra më të vogla sa I takon numrit të protestuesve. Kërkesat edhe njëherë kanë qenë të njëjta. Në fund protestuesit marshuan përgjatë rrugëve të kryeqytetit, ndërsa në duar mbanin flamuj e simbole kombëtare.