Me vendim të Këshillit të Ministrave, Shqipëria ka ndryshuar listën e vendeve që konsiderohen si të sigurta, duke bërë që edhe azili për shtetasit nga këta vende të jetë thuajse i pamundur për tu përfituar. Sipas këtij vendimi, i cili ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare më 16 shtator, listës i janë shtuar 4 shtete, duke e çuar numrin e vendeve që konsiderohen si të sigurta nga Shqipëria në 48. Përkatësisht në këtë listë është shtuar Principata e Monakos, Principata e Lihtenshtajnit, Republika e San Marinos dhe Shteti i Vatikanit, që më herët nuk kanë qenë.