Shifrat e 24 orëve të fundit kanë shënuar një rënie të lehtë të të infektuarve me koronavirus, por gjithesi situata mbetet alarmante dhe Ministria e shëndetësisë kërkon vigjilencë nga të gjithë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 953 raste pozitive me Covid-19, ndërsa janë shënuar 12 humbje jete. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.