Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45- vjeçar për trafik droge pasi kërkohej nga Italia dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.