Partia Demokratike Dega Durrës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve, humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa tentonte të kalonte në krahun tjetër të rrugës, në qytetin bregdetar. Në reagim publik, PD e konsideron si një vrasje shtetërore, e krim institucional, të shkaktuar nga shpërfillja dhe papërgjegjshmëria e institucioneve. Sipas PD, banorët kishin ditë që e kishin denoncuar rrezikun nga kjo shtyllë, por nuk mor asnjë masë.