Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi këtë të mërkurë në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve raportin e punës së bërë nga Prokuroria e Posaçme për vitin 2023. Teksa foli me shifra, Dumani tha se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.