Ndërtesa e vjetër historike e bursës së Danimarkës në qendër të Kopenhagenit është përfshirë nga zjarri. Bursa e shekullit të 17-të është një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit dhe kalimtarët u tronditën kur spiralja e saj ikonike u shemb nga flakët. Të gjithë personat që ndodheshin brenda ndërtesës mundën të largoheshin që andej ndërsa të tjerë nxituan për të shpëtuar disa nga pikturat historike të saj.