Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se është gati që të hedhë në treg të tjera sasi karburantesh rezervë nëse është e nevojshme për të zbutur çrregullimet në zinxhirin global të furnizimit si pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Drejtori ekzekutiv, Fatih Birol tha se volumi i naftës së hedhur në treg nga rezervat e vendeve anëtare të agjencisë është shumë herë më i lartë se sasitë që janë përdorur në kriza të ngjashme të së shkuarës, përfshirë këtu krizën e vitit 1973.