Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se deri në tetor qeveria ka paguar vetëm ëpr interesat e borxhit rreth 55 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas Ministrisë së Financave, për borxhin u paguan në 10 muajt e parë të këtij viti rreth 400 milionë euro vetëm interesa, nga 345 milionë euro që ishin pagesat për interesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.