Duhej të humbnin jetën 3 persona nga një familje, 2 prej të cilëve fëmijë, që në plazhin e Vil Boshtovës por edhe në të tjera zona, për shkak të detit të trazuar dhe rrezik pë turistët e pushuesit, të ngriheshin flamujt e kuq. Këta flamuj që simbolizojnë rrezikun, janë ngritur pas tragjedisë në Vil Boshtovë, por pavarësisht kësaj, kullat e vrojtimit vijojnë të jenë bosh.