40 ditë burg vendoi gjykata e Gjirokastrës për Kleanth Lacin, mësuesin e fiskulturës që dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, në shkollën 9 vjecare, ku ai jepte mësim. Togat e zeza vendosën këtë afat të shkurtër, për të shqyrtuar të gjitha provat dhe për të kryer një hetim më të plotë, i cili më pas do të tregojë nëse 59 vjecari është ose jo fajtor, për dy akuzat e ngritura, deklarim të rremë dhe ngacmim seksual me të mitura.